Rrahje në Aeroportin e Prishtinës, arrestohen tre persona – njëri shtetas i Shqipërisë
Një mosmarrëveshje e çastit ka degjeneruar në përplasje fizike mes disa personave në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, të premten rreth orës 18:14.
Foto: Ilustrim
Sipas Policisë së Kosovës, në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar, ku njëri prej tyre është shtetas i Shqipërisë.
“Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Dy persona të tjerë, po ashtu të dyshuar si të përfshirë në përleshje, janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa të Shqipërisë”, thuhet në raportin policor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje.
Ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Sulm”, ndërkohë që hetimet për identifikimin dhe ndalimin e të dyshuarve të tjerë janë në vijim.