Rifat Latifi jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë
Po raportohet se Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje. Telegrafi mëson se Latifi, gjatë së enjtes ia ka dorëzuar kryeminsitrit Kurti, dorëheqjen. Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet e dorëheqjes. Latifi, që nga koha e emërimit në këtë pozitë, ishte kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile për udhëtime të shpeshta jashtë vendit si dhe […]
Po raportohet se Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje.
Telegrafi mëson se Latifi, gjatë së enjtes ia ka dorëzuar kryeminsitrit Kurti, dorëheqjen.
Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet e dorëheqjes.
Latifi, që nga koha e emërimit në këtë pozitë, ishte kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile për udhëtime të shpeshta jashtë vendit si dhe neglizhim të punës në këtë ministri.
Kurti e kishte emëruar doktor Rifat Latifin ministër të Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Arben Vitisë në këtë pozitë, për shkak të angazhimit të tij si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës./Telegrafi/