Regjioni i Prizrenit i fundit në list për nga numri i familjeve me asistencë sociale

09.11.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës ndër tjerash ka publikuar numrin e familjeve dhe numrin e anëtarëve të familjeve që janë përfitues nga skema e ndihmës sociale gjatë muajit shtator të vitit 2022. ASK ka publikuar numrin e këtyre familjeve dhe anëtarëve të tyre sipas regjioneve. Në të dhënat që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur […]

Regjioni i Prizrenit i fundit në list për nga numri i familjeve me asistencë sociale Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ndër tjerash ka publikuar numrin e familjeve dhe numrin e anëtarëve të familjeve që janë përfitues nga skema e ndihmës sociale gjatë muajit shtator të vitit 2022.

ASK ka publikuar numrin e këtyre familjeve dhe anëtarëve të tyre sipas regjioneve.

Në të dhënat që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se Regjioni i Prizrenit ku hynë edhe Komuna e Suharekës është renditur i fundit në listën e cila përmbanë numrin e familjeve përfituese nga skema e ndihmës sociale.

Regjioni i Prizrenit ka 1,574 familje të cilat marrin social nga shteti i Kosovës, shifër kjo e cila ka nga muaji i parë i këtij viti ka shënuar rënie.

Në tabelën e më poshtme janë paraqitur të dhëna për numrin e familjeve përfituese nga skema e ndihmës sociale në Regjionin e Prizrenit.

MuajiNumri i familjeve që janë përfituese nga skema e ndihmës sociale
Janar, 20222.544
Shkurt, 20222.530
Mars, 20222.486
Prill, 20222.494
Maj, 20222.442
Qershor, 20222.439
Korrik, 20221.635
Gusht, 20221.587
Shtator, 20221.574

Ndërsa, numër më të madh të familjeve që marrin social nga shteti ka regjioni i Mitrovicës i cili me gjithsej 6.420 familje renditet i pari në këtë listë, e pas këtij regjioni renditet ai i Prishtinës me 6.343 familje, regjioni i Pejës me 2.628 familje, regjioni i Gjakovës me 2.494, regjioni i Gjilanit me 2.368 dhe ai i Ferizajit me gjithsej 2.343 familje.

Më poshtë është punuar një tabelë e cila përmbanë shifra të familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale dhe numrin e antarëve të tyre, poashtu renditja është bërë nga numri më i madh deri te më i vogël. (Këto shifra i përkasin vetëm muajit shtator, 2022).

Regjioni Numri i familjeve që janë përfituese nga skema e ndihmës socialeNumri i antarëve në familjet që janë përfituese nga skema e ndihmës sociale
Mitrovicë6.42023.424
Prishtinë6.34326.853
Pejë2.62810.497
Gjakovë2.49410.587
Gjilan2.3688.616
Ferizaj2.3429.625
Prizren1.5745.876
Gjithsej24.169

Rikujtojmë se në muajin shtator të këtij viti në Komunën e Suharekës nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 454 familje me gjithsej 1.997 anëtar.