Pas prishjes së koalicionit nga VV, flasin nga LDK e Prizrenit: Haskuka veproi njëanshëm

13.02.2020

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka mbajtur një konferencë për media. Në një konferencë për media, kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, pas votimit të kryesuesit të ri të Kuvendit nga PDK Sulltan Badalli, dhe mospërkrahjes së LDK- së për kandidatin e LVV-së, Muharrem Elezkurtaj, ka marrë vendim për prishjen e koalicionit me LDK-në dhe shkarkimin […]

Pas prishjes së koalicionit nga VV, flasin nga LDK e Prizrenit: Haskuka veproi njëanshëm Foto: Ilustrim

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka mbajtur një konferencë për media.

Në një konferencë për media, kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, pas votimit të kryesuesit të ri të Kuvendit nga PDK Sulltan Badalli, dhe mospërkrahjes së LDK- së për kandidatin e LVV-së, Muharrem Elezkurtaj, ka marrë vendim për prishjen e koalicionit me LDK-në dhe shkarkimin e drejtorëve të tij nga ky subjekt politik.

Sulltan Badallaj nga PDK-ja, është zgjedhur me 17 vota nga 33 asamblistë sa kanë marrë pjesë në votim.

Ndërsa pas prishjes së koalicionit VV- LDK në Prizren, kanë folur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Asamblisti i LDK-së në Prizren, Haziz Hodaj për Gazeta Blic ka theksuar se fajin për zhvillimet rreth kryesuesit të Asamblesë Komunale e ka Vetëvendosje, ndonëse ai e konteston mënyrën e zgjedhjes së Sulltan Badallajt të PDK-së.

“Sigurisht që faji është i dy palëve por barra kryesore është te LVV. Ne kishim një kërkesë racionale pas largimit të NISMA-s nga koalicioni që të paktën të kemi ose Kryesuesin ose një drejtori por që LVV hezitoj ta bënte”, tha ai për Gazeta Blic.

Prishjen e koalicionit nga Haskuka e ka quajtur të njëanshme.

“Për mua prishja e koalicionit ashtu rrufeshëm dhe në mënyrë të njëanshme nuk është e shëndetshme sidomos pas arritjes së koalicionit më nivel qendror, mandej sigurisht do të ndodhin bllokada për shumë vendime të rëndësishme për Kuvendin. Tek e fundit me 21 vota mund të shkarkohet kryesuesi që në seancën e radhës por duhet të verprohet me qetësisht dhe me kokë të ftofur!”, tha Hodaj.