Nuk i la të iknin nga ora mësimore, disa nxënës rrahin punëtorin teknik në një shkollë të Prizrenit

  • 24.01.2023
Nuk i la të iknin nga ora mësimore, disa nxënës rrahin punëtorin teknik në një shkollë të Prizrenit

Ikjet nga orët mësimore janë një dukuri shumë negative por që është shndërruar në diçka normale në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.

Nxënësit problematikë nuk zgjedhin forma për të dalë jashtë objektit shkollor, e të cilat në shumë raste i fusin në telashe ata.

Tentativa për të ikur nga shkolla u bë sebep që dy nxënës të sulmojnë fizikisht punëtorin teknik të shkollës së mesme ekonomike në Prizen ‘Ymer Prizreni’.


Sinjali mëson se dy nxënësit kishin dashur që të largoheshin nga shkolla pasi kishte rënë zilja për të filluar procesi mësimor. Por ata ishin ndalur nga punëtori teknik i shkollës, i cili nuk i lejoi ata që të dilnin jashtë.

Kjo kishte revoltuar të dyshuarit të cilët kanë shpërthyer në sulm fizik ndaj 53-vjeçarit duke i shkaktuar lëndime trupore me anë të goditjeve. E si pasojë e dhunës që përjetoi, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin në Polici e ka denoncuar drejtoresha e shkollës.

Si rezultat i denoncimit, dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor ku me urdhër të prokurorit ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Pas përfundimit të procedurave policore nxënësi i moshës 18-vjeçare është ndaluar për 48 orë, ndërsa i mituri për 24./GazetaSinjali/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë