KEDS njofton për punime, këto fshatra sot mbesin katër orë pa rrymë

18.01.2023

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se të mërkurën (18.01.2023) do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës. KEDS ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në disa vende të Komunës së Prizrenit do të ketë ndërprerje të […]

KEDS njofton për punime, këto fshatra sot mbesin katër orë pa rrymë Foto: Ilustrim

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se të mërkurën (18.01.2023) do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

KEDS ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në disa vende të Komunës së Prizrenit do të ketë ndërprerje të energjisë nga ora 11:00 deri në 15:00.

Vendet ku do të ketë ndërprerje të energjisë janë: Shpenadia, Caparc, Novake, Velezha, Sërbicë e epërme, Smaqi, Legjenda, Malësia e Re, Trepetica;  afariste: Mullini Rexhep Ukaj, Firma Vesel Rexhaj dhe Fabrika e lëngjeve Novak.

Njoftimi i plotë:

Nga NS 110/10 kV Prizreni 3 do të ndërprehen:

Dalja 10 kV Malësia e Re  ( kod:31000030) prej ores 11:00-15:00

Vendet: Shpenadia, Caparc, Novake, Velezha, Sërbicë e epërme, Smaqi, Legjenda, Malësia e Re, Trepetica;  afariste: Mullini Rexhep Ukaj, Firma Vesel Rexhaj dhe Fabrika e lëngjeve Novak.

Arsyeja: Për zëvendësimin e shtyllës ekzistuese, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, pas verifikimit në terren nga komisioni i pranimeve teknike, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.