Dhuna në familje s’ka të ndalur, arrestohen dy të dyshuar në Prizren – viktimat janë femra
- 13.01.2023

Rastet e dhunës në familje janë raste të cilat çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovë, madje me një numër mjaft të madh, një dukuri e tillë vazhdon të mbetet sfidë për institucionet e shtetit.
Mosmarrëveshjet mes personave të ndryshëm, madje edhe brenda familjeve shpeshë herë përfundojnë me sulme fizike e pasoja të tjera, raporton SuharekaOnline.
Së fundmi dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Stacionin Policor në Prizren brenda disa ore.
Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se të mërkurën rreth orës 08:15 është arrestuar një person i dyshuar pë dhunë në familje, ku dyshohet se pas një mosmarrëveshje i ka shkaktuar dhunë një familjares së tij.
Policia njofton se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prizren 11.01.2023-08:15. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa, një ditë pas në Stacionin Policor në Prizren është raportuar një tjër rast i dhunës në familje, ku bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje, një i dyshuar ka sulmuar fizikisht një femër.
Poashtu, i dyshuari për këtë vepër, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prizren 12.01.2023-17;50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimi se i njëjti pas një mosmarrëveshje, e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është në dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.