Dhuna në familje nuk ka të ndalur, brenda pak ore raportohen 2 raste në Policinë e Prizrenit

  • 28.01.2023
Dhuna në familje nuk ka të ndalur, brenda pak ore raportohen 2 raste në Policinë e Prizrenit

Dhuna në familje është njëri nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë dhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit.

Ky fenomen çdo ditë e më shumë po rritet, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

Gjatë ditës së premte në Policinë e Prizrenit janë raportuar dy raste të dhunës në familje të ndara nga njëra tjetra, raporton SuharekaOnline.


Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se rasti i parë është raportuar rreth orës 10:35, ku një femër ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë nga bashkëshorti i saj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari për dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren 27.01.2023 – 10:35. Viktima femër kosovar ka njoftuar policinë se në vazhdimësi ka dhunë nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.

Pas pak orësh në po të njejtin stacion policor është raportuar edhe një tjetër rast i cili nga policia është inicuar si dhunë në familje.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për arsye se kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj anëtarëve të famoljes si dhe kishte demoluar disa gjësende në shtëpi.

Andaj, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren 27.01.2023 – 15:35. Është arrestuar i dyshuari  kosovar për shkak se kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj anëtarëve të familjes si dhe kishte demoluar disa gjësende nëpër shtëpi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet tujte në njoftimin e policisë.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë