33 vjeçarja në Prizren tentoi t’i jap fund jetës duke konsumuar mbidozë barnash, dërgohet pa vetëdije në spital

13.01.2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një grua dyshohet se ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren bëjnë me dije se 33-vjeçarja është dërguar atje në gjendje të rëndë, për shkak se dyshohet që kishte konsumuar mbidozë të […]

33 vjeçarja në Prizren tentoi t’i jap fund jetës duke konsumuar mbidozë barnash, dërgohet pa vetëdije në spital Foto: Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një grua dyshohet se ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren bëjnë me dije se 33-vjeçarja është dërguar atje në gjendje të rëndë, për shkak se dyshohet që kishte konsumuar mbidozë të barnave.

Pas intervenimit të mjekëve, gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetë, mirëpo e njëjta për një kohë ka qenë pavetëdije.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo për shkak të gjendjes shëndetësore të viktimës, nuk kanë arritur që të marrin deklaratën  e saj dhe si rrjedhojë nuk dihen motivet që e shtynë atë të bëjë këtë veprim.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’./GazetaSinjali/