Qeveria e SBASHK-u dakordohen për kontratën kolektive, shtesat dhe pagën e 13-të

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot me përfaqësuesin e Sindikatës së Bashkuar të Arismit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj kanë rënë dakord për kontratën kolektive për arsim dhe pritet që marrëveshja të nënshkruhet sot gjatë ditës.

Në një konferencë për media, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se janë dakorduar për t gjitha çështjet.

“I kemi dakorudar të gjitha çështjet në kuadër të kontratës kolektive për arsim, duke i saktësuar të gjitha aspektet kryesore”, tha Hoti.

Ai tha se janë saktësuar çështjet lidhur me themelimin e marrëdhënies së punës, avancimin, kriteret e punësimit, të drejtat e mësimdhënësve, koha e punës, etj.

Ai gjithashtu bëri të ditur se janë pajtuar që të paguhet paga e 13-të për arsimin parauniveristar, duke filluar nga viti 2023 dhe kjo sipas tij do të lidhet me performancën në arsim. Hoti tha se janë pajtuar për shujtën ditore dhe shpenzime e transportit.

“Këto sigurisht që kanë implikime financiare dhe sot do të nënshkruhet kontrata me disa ndërhyrje teknike”, tha Hoti.

Ai më tej tha se është moment i mirë që e rregullon mënyrën e funksionimit të arsimit dhe u shpreh i kënaqur që kanë adresuar çështjet që janë parë me interes nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës si dhe nga SBASHK-u.

Hoti po ashtu përsëriti se për shkak të orëve të shtuara të punës së arsimtarëve gjatë pandemisë, do t’iu bëhen dy pagesa shtesë në pagë, në fund të shkurtit dhe në fund të majit në mënyrë lineare, në përputhje me mundësitë buxhetore. 

RAPORTO