Qeveria dhe SBASHK s’merren vesh – edhe kjo javë nis me grevë

12.09.2022

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) përmes një njoftimi të bërë dje, ka bërë të ditur se greva do të vazhdojë edhe më tutje. Takimi i së shtunës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavrura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, ka dështuar të […]

Qeveria dhe SBASHK s’merren vesh – edhe kjo javë nis me grevë Foto: Ilustrim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) përmes një njoftimi të bërë dje, ka bërë të ditur se greva do të vazhdojë edhe më tutje.

Takimi i së shtunës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavrura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, ka dështuar të realizohet zgjidhja në mënyrë që të ndalet greva.

Kryetari i BSPK-së gjatë së dielës iu ka kumtuar grevistëve që me kryeministirn Kurti ka debatuar, por se zgjidhje nuk ka pasur.

Sindikatat e vendit po kërkojn nga 100 euro shtesë deri në implementimin e funksionalizimin e Projektligjit të pagave, ndërkaq Qeveria ka ndarë nga 50 euro shtesa për të gjithë të punësuarit në sektorin publik.

Pra sindikata kërkon nga mësimdhënësit të mos dalin sot në punë.

Por kështu nuk mendon Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka thënë se “shkolla duhet të jetë vendi ku nesër do të takohen me mësimdhënësit”.

Greva ka nisur më 25 gusht dhe sindikata zotohet se nuk do të ndërpritet derisa të ju zbatohen kërkesat.