04.11.2019, 9:36

Në Suharekë nuk është angazhuar asnjë asistent për nxënësit me nevoja të veçanta

Vetëm 48 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta janë angazhuar këtë vit në shkolla, ndonëse Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) kishte planifikuar që gjatë kësaj periudhe të punësoheshin 100.

Sipas planit të MASHT-it, ka qenë e paraparë që asistentët të angazhohen në 28 komuna varësisht prej numrit të nxënësve me nevoja të veçanta. Në 12 komuna deri tash nuk është angazhuar asnjë asistent, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bëhet fjalë për Komunën e Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Podujevës, Klinës, Suharekës, Drenasit, Lipjanit, Fushë-Kosovës, Malishevës dhe atë të Rahovecit.

Në një përgjigje për gazetën, MASHT-i ka thënë se e ka ndarë buxhetin për punësimin e asistentëve, porse faji është tek komunat që nuk e kanë zbatuar këtë kërkesë. Kjo ministri ka bërë të ditur se për këtë vit ka paraparë buxhet në vlerë 456.750.00 euro për pagesën e 100 asistentëve të shpërndarë në komuna.

LEXO EDHE:  Sekretari i Nismës: PZAP-i korrigjoi padrejtësinë që tentohej t’u bëhej 42 mijë votuesve
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.