13.08.2019, 11:04

Ministria e Punës shton edhe disa kritere për të përfituar nga Ligji për mësimdhënësit e viteve ‘90-ta

Edhe pse para disa jave u publikuan kriterët për të përfituar nga Ligji për mësimdhënësit e viteve të ’90-ta, tani më Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) ka shtuar edhe disa kritere të tjera për këto përfitime.

Sipas kritereve dhe kushteve të publikuara disa javë më parë për përfitime nga ligji për mësimdhënësit e viteve të ’90-ta, nuk është paraparë fatura të tatimit në pronë, ndërsa tani MPMS-ja po ua kërkon këtë dokument të gjithë aplikuesve të kësaj kategorie, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas punëtorëve të arsimit që kanë qenë të angazhuar gjatë viteve ’90-’99, Ministria e Punës po e shkel udhëzimin i cili parasheh kriterët për realizimin e kësaj të drejte. Kujtojmë se ky udhëzim ka hyrë në fuqi në muajin Korrik të këtij viti.

LEXO EDHE:  Shqetësuese: Bllokohet Merdarja, bashkatdhetarët po presin mbi 8 orë në kufi

Dokumentetët të cilat kërkohen për aplikim sipas udhëzimit janë: letërnjoftimi, ekstrakti i lindjes, ekstrakti i kurorëzimit ose ekstrakti i vdekjes, vërtetimi i përvojës së punës, vendimi i pensionimit, llogaria bankare.

Kërkesa për dokumente shtesë për aplikim nga Ministria e Punës po kritikohet edhe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK). Kryetari i saj, Rrahman Jasharaj e ka ftuar Ministrinë e Punës që t’i përmbahet udhëzimit që përcakton kriteret për aplikim.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!