Me rritjen e temperaturave edhe keqpërdorimi ujit po rritet, apel për shfrytëzim racional të ujit nga ”Hidroregjioni Jugor”

27.06.2022

Po ashtu nga Hidroregjioni kanë thënë se ekipet tona në teren janë duke identifikuar keqpërdorime të ndryshme të cilat bëhen në rrjetin tonë të ujësjellësit, përfshirë këtu dhe kyçjet ilegale apo të paautorizuara. Ata kanë shtuar se të gjitha rastet e tilla do të procedohen si kallëzime penale në gjykatë dhe në bazë të kodit […]

Me rritjen e temperaturave edhe keqpërdorimi ujit po rritet, apel për shfrytëzim racional të ujit nga ”Hidroregjioni Jugor” Foto: Ilustrim

Po ashtu nga Hidroregjioni kanë thënë se ekipet tona në teren janë duke identifikuar keqpërdorime të ndryshme të cilat bëhen në rrjetin tonë të ujësjellësit, përfshirë këtu dhe kyçjet ilegale apo të paautorizuara.

Ata kanë shtuar se të gjitha rastet e tilla do të procedohen si kallëzime penale në gjykatë dhe në bazë të kodit penal të Kosovës, paraqesin vepër penale.

Njoftimi i plotë:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit bën thirrje për shpenzim racional të ujit të pijshëm.

Të nderuar konsumatorë ju njoftojmë se me qëllim të furnizimit të rregullt dhe pa reduktime me ujë të pijes, për të gjithë konsumatorët në këtë periudhë të verës KRU “HIDROREGJIONI JUGOR” apelon te të gjithë konsumatorët që të racionalizojnë shpenzimin e ujit të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,,Hidroregjioni Jugor”, gjatë gjithë kohës është duke kontrolluar dhe inspektuar punën në teren nga ekipet tona përkatëse, në të gjithë zonën tonë të shërbimit.Ekipet tona në teren janë duke identifikuar keqpërdorime të ndryshme të cilat bëhen në rrjetin tonë të ujësjellësit, përfshirë këtu dhe kyçjet ilegale apo të paautorizuara.

Të gjitha rastet e tilla do të procedohen si kallëzime penale në gjykatë dhe në bazë të kodit penal të Kosovës, paraqesin vepër penale.

Nga ana tjetër, ujësjellësi, konsumatorët keqpërdorues do i ngarkoj me tarifat e konsumit të paautorizuar të cilat i kemi prezantuar paraprakisht bazuar edhe në rregulloret e miratuara nga ARRU.

Kursimi i ujit dhe përmirësimi i pagesave ndaj shërbimeve të ofruara, ndikon në përmirësimin e shërbimeve!

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More