IKSHPK thirrje qytetarëve pas prezencës së variantit të ri të COVID-19 në Kosovë: Qëndroni në shtëpi

31.01.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e përgjithshme për tu mbrojtur nga pandemia COVID-19. Nga ky institut është rekomanduar që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për nevoja të domosdoshme, të ndalojnë takimet me njerëzit që nuk jetojnë në bashkësi, të ndalojnë tubimet e […]

IKSHPK thirrje qytetarëve pas prezencës së variantit të ri të COVID-19 në Kosovë: Qëndroni në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e përgjithshme për tu mbrojtur nga pandemia COVID-19.

Nga ky institut është rekomanduar që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për nevoja të domosdoshme, të ndalojnë takimet me njerëzit që nuk jetojnë në bashkësi, të ndalojnë tubimet e të respektojnë masat kufizuese në aktivitete publike.

Njoftimi i IKSHPK’së:

Të nderuar qytetarë!

Duke pasur parasysh shfaqjen e rasteve te rejan me variantin e ri të virusit SARS CoV-2 në Kosovë dhe vlerësimin e situatës aktuale me COVID -19,  IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Masat parandaluese janë të njejta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.

Andaj rekomandojmë edhe një herë:

1.      Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;

2.      Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;

3.      Ndalimi rigoroz i tubimeve;

4.      Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;

5.      Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën  e punës gjatë ditës.

IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprejnë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e  numrit të vdekjeve.

IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.

Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Qytetarë të nderuar,

Ju lutemi për kujdes të shtuar!

Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:

Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Mbani në mend:

FYTYRA E MBULUAR ME MASKË!  DUART E PASTRA! DISTANCA DHE HAPËSIRA E BOLLSHME!

Etiketat