09.08.2019, 15:20

“Damperi” përfundimisht i takon Komunës së Suharekës

Në nëntor të vitit 2018 ka mjaftuar një kërkesë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi drejtuar Gjykatës Kushtetuese që ka detyruar Qeverinë e Kosovës që të pezullojë vendimin për kthim të pronave shoqërore që administrohen nga AKP-ja te Komunat e Kosovës.

Ndër këto prona ka qenë edhe ish-kampi “Casablanka” apo i njohur si “Damperi”.  Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi për kthimin e këtyre pronave është pezulluar derisa Gjykata Kushtetuese të thotë fjalën e vet.

Qeveria ka miratuar vendimin për pezullimin e të gjitha vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për kthimin e pronave shoqërore që administrohen nga Agjensioni Kosovar i Privatizimit te Komunat e Kosovës për qëllim të realizimit të interesit publik. Vendimi anulon të gjitha vendimet e Qeverisë  së Republikës së Kosovës për kthimin e pronave shoqërore te komunat e Kosovës për qëllim të realizimit të interesit publik për të cilat i janë drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e për të cilat verifikohet se ka Kontrata të Shitjes, apo në  të cilat ka masa të përkohshme nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës. Nga ky vendim përjashtohen vendimi për Parkun Inovativ në Prizren, Zonën Industriale Amerikane në Gjakovë dhe ai për ndërtimin e Ambasadës Gjermane në Prishtinë”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi më 16 nëntor 2018 i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese mbi vlerësimin e kofliktit të kompetencave kushtetuese të tij dhe Qeverisë.

E në përgjigjen e saj mbi vendimin e ish-kryeministrit Haradinaj, Gjykata, njëzëri, e deklaroi kërkesën e Presidentit për konflikt të pretenduar në mes të kompetencave kushtetuese të tij dhe Qeverisë të papranueshme për shqyrtim në merita.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

Rasti është parashtruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës (në tekstin mëtejmë: Presidenti), me kërkesë për vlerësim të konflikt të kompetencës kushtetuese në mes të Presidentit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Qeveria).

Pretendimi për konflikt të kompetencës kushtetuese ndërlidhej me ligjshmërinë e bartjes nga ana e Qeverisë të disa pronave shoqërore në shfrytëzim të komunave, duke qenë se, sipas pretendimit, “Presidenti […] si kreu i shtetit duhet të ndërmarr veprimet e nevojshme për të qartësuar këtë situatë se prona e paluajtshme bartet në mënyrë të ligjshme nga Qeveria në shfrytëzim të komunave dhe nuk pengon institucionet tjera të mandatuara për këtë çështje”, në pajtim me nenet 83 dhe 84 të Kushtetutës.

ish-kampi Casablanka, Damper

Në këtë aspekt, parashtruesi kërkoi nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata) që në dritë të dispozitave kushtetuese të parapara me paragrafin 4, të nenit 92 dhe paragrafit 4, të nenit 93 të Kushtetutës të përgjigjet në pyetjet vijuese:

LEXO EDHE:  Asistenca sociale për 520 familje nga Suhareka e mjaftueshme vetëm për të mbijetuar

“1. a duhet [Qeveria] t’i anulojë të gjitha vendimet për bartjen e pronës së paluajtshme të Republikës së Kosovës, për shfrytëzim, tek komunat, në mungesë të bazës ligjore; dhe

  1. a duhet [Qeveria] t’i rishikojë të gjitha vendimet, që kanë të bëjnë me tërheqjen nga procesi i privatizimit të pronave dhe kthimin e tyre në pronësi të komunave dhe të respektoj procedurat sipas legjislacionit në fuqi për këtë çështje”.

Gjykata rikujtoi testin e aplikueshëm për të vlerësuar se a ka në një rast konkret konflikt në mes të kompetencave kushtetuese apo jo dhe e zbatojë të njëjtin në rrethanat e rastit konkret dhe në dritë të pretendimeve të Presidentit si parashtrues i kërkesës kundrejt Qeverisë si palë kundërshtare. Në këtë aspekt, Gjykata ritheksoi se neni 113.3 (1) i Kushtetutës ngërthen në vete tri kushte të nivelit kushtetues, përkatësisht domosdoshmërinë që: (i) konflikti të ngritët nga njëra nga tri palët e autorizuara; (ii) çështja të ngritët për një kompetencë kushtetuese të caktuar me Kushtetutë për njërën nga tri palët e autorizuara; dhe, (iii) të ketë një konflikt.

Në zbatim të këtij testi, Gjykata arriti në përfundimin se në rastin konkret, ndonëse Presidenti është palë e autorizuar që të ngritë çështje të konfliktit të kompetencave kushtetuese në mes të tij dhe Qeverisë, ai nuk e ka dëshmuar mjaftueshëm që çështja e ngritur ndërlidhet me kompetencat e tij të parapara me Kushtetutë. Pra, kërkesa e Presidentit e ka përmbushur kushtin e pikës (i) të testit të lartpërmendur; por nuk e ka përmbushur kushtin e pikës (ii) – meqenëse nuk ka nuk e ka dëshmuar mjaftueshëm që çështja e ngritur ndërlidhet me kompetencat e tij  kushtetuese të parapara me Kushtetutë. Gjykata, duke qenë se kushti (ii) i testit nuk u plotësua, nuk e shqyrtoi tutje plotësimin e kushtit (iii) dhe kjo për faktin se pa pasur një kompetencë kushtetuese as nuk mund të ketë konflikt në mes të kompetencave kushtetuese.

Rrjedhimisht, Gjykata, njëzëri, e deklaroi kërkesën e Presidentit për konflikt të pretenduar në mes të kompetencave kushtetuese të tij dhe Qeverisë të papranueshme për shqyrtim në merita.