A u harruan premtimet për heqjen e vizave?

20.10.2019

Që nga viti 2010 secili lider kosovar që vinte në pushtet dhe në fushata zgjedhore një ndër premtimet kryesore e kishte liberalizimin e vizave. Si fillim shtetit të Kosovës i ishin vërë kushte nga më të ndryshmet deri tek ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, që thuhej se ishte edhe kushti i fundit, e […]

A u harruan premtimet për heqjen e vizave? Foto: American visa in passport blanked out.

Që nga viti 2010 secili lider kosovar që vinte në pushtet dhe në fushata zgjedhore një ndër premtimet kryesore e kishte liberalizimin e vizave.

Si fillim shtetit të Kosovës i ishin vërë kushte nga më të ndryshmet deri tek ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, që thuhej se ishte edhe kushti i fundit, e që u votua pas tri vjet zvarritje në parlamentin e Kosovës.

I fundit ishte kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i cili gjatë mandatit të tij jepte afate kohore se kur kosovarët mund të lëvizin lirshëm, por që deri më tani kanë rezultuar të pasakta.

Sipas njohësit të integrimeve, Besnik Besolli shkak mund të jetë edhe taksa e vendosur nga qeveria e Kosovës. Kjo tarifë  mbase është bërë pengesë kryesore për liberalizimin e vizave, sipas njohësit të Integrimeve, Besnik Basolli, sipas të cilit qeveria e ardhshme duhet të marrë vendime të reja të cilat do të qonin tutje këtë proces. Gjasat janë shumë të vogla. Ne jemi dëshmitarë edhe të ngjarjeve të tjera me shtete e rajonit dhe në procesin e tyre të integrimit evropian. Edhe pse zyrtarisht nuk është thënë, por për Kosovën taksa është pengesë për liberalizim të vizave”, tha ai për RTV 21.

Kurse njohësi i Çështjeve Evropiane, Armend Muja vlerëson se në vitin 2019 nuk do të ketë asnjë vendim për lëvizje të lirë për kosovarët.

“Mendoj se pesë vendet që ishin kundër nuk do të lëshojnë pe”, shtoi Muja.

Gjatë fushatës së fundit është vërejtur se asnjëri nga liderët nuk ka përmendur dhe nuk ka premtuar asgjë në lidhje me liberalizimin e vizave, kjo për faktin se kjo temë aq është konsumuar dhe do të merrej tallje me qytetarët duke e ditur se vendimi qëndron te shtetet anëtare të BE-së.

Nga kjo është nënkuptuar se premtimet e kahershme ishin premtime populiste dhe se asgjë nuk është në duart e liderëve kosovar duke mos harruar që BE vazhdimisht ka bërë thirrje në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.