561 të infektuar me COVID-19 në Kosovë,​ Ferizaj me numrin më të lartë të të prekurve me virus

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Ferizaj nga njoftimi i fundit i IKSHPK-së është rritur në 90.

Kjo ngaqë nga mostrat e marra, sot rezultuan edhe 9 ferizajas të prekur nga COVID-19.

Komuna e Ferizajt sqaron se në njoftimin e IKSHPK thuhet se janë 12 raste të reja në Ferizaj, por nga analiza e të dhënave dhe adresave të të infektuarve rezulton se vetëm 9 prej tyre janë banorë të Ferizajt, ndërsa tre të tjerë janë nga Vojnovci i Shtimes.

RAPORTO