30% e qytetarëve e mbështesin shkëmbimin e territoreve me Serbinë

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka organizuar konferencën – Zëri i Popullit rreth “Finales së Madhe” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në fillim të kësaj konference, ku po marrin pjesë, veç tjerësh, krerë institucionalë dhe liderë të partive politike, u prezantua sondazhi që i jep përgjigje disa prej dilemave kryesore që e karakterizojnë dialogun e fazës finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjetjet i ka prezantuar Labinot Greiçevci nga RIDEA duke thënë se 62 për qind e qytetarëve mbështesin vazhdimin e dialogut në formatin aktual, raporton Koha.net.

Ai tha se kanë testuar tre skenarë me qytetarë duke i pyetur ata rreth marrëveshjeve të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.“Skenari i parë ka të bëjë me status-quon. Vetëm 16 për qind e qytetarëve të Kosovës mbështesin status-quon aktuale mes Kosovës dhe Serbisë.

Skenari i dytë ka të bëjë me Asociacionin e komunave serbe me kompetenca ekzekutive në këmbim të njohjes defakto të pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Vetëm 10 për qind e mbështesin këtë skenar. Dhe skenari i tretë ka të bëjë me korrigjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë në këmbim të njohjes globale dhe anëtarësimit në OKB.

Ky skenar ka hasur në 30 për qind mbështetje nga qytetarët e Kosovës”, ka thënë Greiçevci.

RAPORTO