15 vite nga protesta e përgjakshme e 10 shkurtit, detaje se si Salih Zyba i’a shpëtoi jetën Albin Kurtit

10.02.2021

15 vite më parë, Lëvizja Vetëvendosje që aso kohe nuk funksiononte si parti politike, kishte organizuar njërën nga protestat më të mëdha që nga paslufta. Kjo për të kundërshtuar negociatat e Kosovës me Serbinë, kundër Pakos së Ahtisarit.Më 10 shkurt të vitit 2007 në këtë protestë u vranë Mon Balaj dhe Arben Xheladini, të dy […]

15 vite nga protesta e përgjakshme e 10 shkurtit, detaje se si Salih Zyba i’a shpëtoi jetën Albin Kurtit Foto: Ilustrim

15 vite më parë, Lëvizja Vetëvendosje që aso kohe nuk funksiononte si parti politike, kishte organizuar njërën nga protestat më të mëdha që nga paslufta.

Kjo për të kundërshtuar negociatat e Kosovës me Serbinë, kundër Pakos së Ahtisarit.
Më 10 shkurt të vitit 2007 në këtë protestë u vranë Mon Balaj dhe Arben Xheladini, të dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Çdo gjë eskaloi kur protestuesit tentuan ta thyejnë kordonin e policisë.

Ishte policia rumune e UNMIK-ut që kishte reaguar në mënyrën më të dhunshme duke përdorur edhe armë vdekjeprurëse, si plumba gome.

SuharekaOnline ka siguruar një shkrim të datës 13 shkurt 2007 të botuar në gazetën “Epoka e Re” në të cilin bëhen të ditur detaje se si Salih Zyba i’a kishte shpëtuar jetën Albin Kurtit.

Sipas shkrimit thuhet se KMLDNJ aso kohe kishte raportuar se si një polic ndërkombëtar kishte tentuar ta vrasë Albin Kurtin, por për fat të mirë kishte ndërhyrë Salih Zyba duke ia larguar armën.

Asokohe Kurti kishte deklaruar në KMLDNJ se një polic ndërkombëtar ia kishte mbështetur armën në brinjë dhe para se ta shkrepte kishte intervenuar Salih Zyba.

Në të njëjtin shkrim koordinatori i gazetës, Muhamet Mavraj, kishte shkruar se vetëm fati ka bërë që të dështoi plani terrorist për të vrarë Vetëvendosjen, pasiqë liderët e Vetëvendosjes janë marr në shenjë për tu vrarë, të cilët janë qëlluar në fytyrë me precizitet të lartë, por për fat nga largësia.