​Veteranët kërkojnë të përfshihen në rritjen e pagës minimale, Qeveria hesht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para disa ditëve kishte bërë të ditur se kanë filluar punimet për rritje të pagës minimale në vendin tonë.

​Veteranët kërkojnë të përfshihen në rritjen e pagës minimale, Qeveria hesht

Në vend aktualisht paga minimale është 170 euro, sindikatat po kërkojnë që kjo pagë minimale të rritet nga 350 deri në 400 euro.

Ndonëse është paralajmëruar se do të ndodhë së shpejti rritja e pagës minimale, një gjë e tillë nuk do të ndodhë edhe për pagat e kategorive të luftës, në këtë rast për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).


Ministri i Financave, Hekuran Murati para disa dite ka njoftuar se si qeveri kishin propozuar që paga minimale të rritet në 264 euro, apo 1.5 euro/orë, por një gjë të tillë nuk ka ndodhur, kjo pasiqë sipas tij, ky propozim nuk ka marrë votat e nevojshme, sepse përfaqësuesit e sindikatave nuk e mbështetën.

Përpos sindikatave edhe drejtues të shoqatave të dala nga lufta, kanë theksuar se nuk do të qëndrojnë duar kryq nëse nuk përfshihen në pagën minimale që pritet të rritet në muajt e ardhshëm të këtij viti.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku duke komentuar ligjin për ndryshimin e ligjit bazik për këto kategori, ka thënë se deri në kategorizimin përfundimtar të listës së veteranit luftëtar të UÇK-së, skema pensionale zbatohet siç është paraparë me ligjin bazik.

“E ai kategorizim as që ka filluar qe 4 vite, për shkak se qeveritë nuk kanë dashur ta bëjnë këtë, por edhe nuk mund të filloj tani për shkak se dosjet janë në Prokurori, e lënda në Gjykatë. Prandaj, të mos bëhen çdoherë temë veteranët, të cilëve me ligjin 04/L – 261, që është i vetmi në fuqi, iu rritet pensioni krahas pagës minimale. Sipas informacioneve, thuhet se Qeveria e Kosovës po e përgatit ndryshimin e ligjit në fuqi, për të mos ua rritur veteranëve pensionet”, ka thënë ai për KosovaPress.

Edhe kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari ka thënë se është e papranueshme për ta nëse nuk rriten edhe pagat e kategorive të luftës.

“Nëse kjo qeveri mendon se duhet të anashkalohen këto kategori shumë të rëndësishme, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , nuk do të ishin krijuar as institucionet, nuk do të kishim as parlament e as qeveri. Pra, kur janë në pyetje këto kategori mos të bëjnë pazare ose mos të bien në këto nivele, sepse pa pëlqimin tonë, pa ftesën tonë, pa qenë pjesë e secilit ndryshim këto kategori, natyrisht që për ne do të jetë e papranueshme dhe realisht ne do të marrim masa që në fund të fundit , edhe pse kanë kaluar shumë vite, jeta e veteranit duhet të jetë e dinjitetshme, dhe mos të jetë sikur deri më sot që as asistencë sociale…Pa luftën dhe sakrificën e tyre sot Kosova nuk do të ishte e lirë”, ka thënë ai.

Jashari ka theksuar se nuk do të qëndrojnë duar kryq nëse nuk ka ngritje të pagave, por sipas tij, do të mblidhen edhe si kryesi dhe të gjitha degët, që të diskutojnë rreth veprimeve të tyre./KP/

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë