​Qeveria ndan 4.5 milionë euro për blerjen e dronëve për ushtrinë e Kosovës

​Qeveria ndan 4.5 milionë euro për blerjen e dronëve për ushtrinë e Kosovës
Fjolla Hoxha

14.07.2021 / Lajme

Në mbledhjen e sotme, qeveria e Kosovës ka ndarë 4.5 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, të cilat janë të dedikuara për blerjen e dronëve.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se këto mjete merren nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike.

“Në shumën prej 4.5 milionë euro, mjetet e ndara merren nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, kategoria e shpenzimeve, subvencioneve dhe transferove, transferohen në Ministrinë e Mbrojtjes në kategorinë shpenzime kapitale në nënprogramin Forca e Sigurisë së Kosovës në projektin sistemet e armatimit sipas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes”, tha ai.

Mjetet e sofistikuara ajrore do të shërbejnë për rritjen e kapaciteteve për vëzhgim dhe zbulim dhe do të blihen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Reklamë

Qeveria po ashtu ka miratuar edhe kërkesën e Doganës së Kosovës për blerjen e autoblindave.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit