​OEK: Rritja e çmimeve goditje edhe për ekonominë e vendit tonë

Pandemia COVID-19 kishte shkaktuar goditje të rëndë për ekonominë e Kosovës, por pas kësaj goditje tjetër ekonomisë i ka dhënë edhe rritja enorme e çmimeve për çdo sektorë.

​OEK: Rritja e çmimeve goditje edhe për ekonominë e vendit tonë

Kjo krizë e shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë, pritet të ketë ndikime negative në ekonominë e vendit tonë për këtë vit.

Berat Rukiqi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) ka thënë se parashikimet e normës së zhvillimit ekonomik për vendin që janë bërë nga institucione ndërkombëtare financiare si FMN dhe Banka Botërore, janë reale.


Po ashtu, Rukiqi ka thënë se këto vlerësime mes 3 dhe 4 për qind (%) të rritjes ekonomike, janë edhe një mesazh për Qeverinë e Kosovës.

“Ka vlerësime nga 2.5 prej Fondit Monetar, 3 deri 4 nga Banka Botërore, Instituti Ekonomik i Vjenës është aty afër me vlerësimet e Bankës Botërore. Por, besoj që nëse merren parasysh rrethanat është e arritshme dhe njëkohësisht është edhe mesazh që të kemi më shumë aktivitete ose shtim të investimeve kapitale, lehtësira të tjera për biznese, promovim më të madh të eksportit në mënyrë që të amortizohen efektet që po i shkakton rritja e çmimeve”, thotë Rukiqi.

Sa i përket rritjes së pagës minimale në 264 euro bruto, procedurat për të cilin janë në shqyrtim në Kuvendin e Kosovës me rishikimin e një grupi ligjesh të tjera, Rukiqi thekson se është e pranueshme për rrethanat ekonomike që i ka vendi.

“Ne konsiderojmë se paga minimale është e pranueshme për rrethanat ekonomike që i ka vendi. Ka qenë në diskutim për disa vite, këtë vit është miratuar. Ka pasur edhe një konfirmim tonën në Këshillin Ekonomik Social dhe vlerësojmë se nuk është ndonjë pengesë për bizneset që ne i përfaqësojmë”, thekson ai për KosovaPress.

Për inflacionin që ka arritur deri në 10 përqind në vend, Rukiqi thotë se është e paprecedent për ekonominë e vendit tonë.

“Inflacioni është paprecedent për ekonominë e vendit tonë, për shkak se është goditje e dyfishtë. Goditja nga pandemia e cila e ka ndikuar fuqinë blerëse për një kohë. Normalisht është goditje tani për shkak të rrethanave nga lufta në Ukrainë, e cila tani po ndikon fuqishëm në mënyrë negative nivelin e çmimeve edhe në Kosovë. Kështu që një pjesë të produkteve ne nuk e importojmë direkt nga Ukraina, por vet tregu është çrregulluar dhe derisa ne i importojmë ato produkte në tregjet e ndryshme, edhe i marrim me çmime më të larta, kjo po ndikon negativisht në ekonominë tonë”, thotë ai.

Kryetari i OEK-ut, Rukiqi ka thënë po ashtu se rritja e çmimeve në sektorin e ndërtimit ka ndikuar edhe në sektorë të tjerë.

“Është pak për shqetësim, për shkak se ne i kemi një situatë që sektori i ndërtimit ndikon në shumë sektorë të tjerë. Dhe kjo do të ndikojë edhe në koston e asaj se çka blihet si patundshmëri, ose çka ndërtohet, mirëpo njëkohësisht ndikon edhe në sektorë të tjerë për shkak se mund të ndikojë në fuqinë blerëse dhe pastaj kjo zbehë performancën e sektorëve të cilët janë të lidhur me ndërtimin ose që janë në zinxhirin e sektorit të ndërtimit”, ka thënë ai.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë