​Nga sot hyrja brenda në lokale vetëm me dëshmi të vaksinimit apo testit negativ

27.09.2021

Ndërsa, nga sot sektorit të gastronomisë në Kosovë do t’i lejohet edhe shfrytëzimi i hapësirave të brendshme, por kjo me kusht që klientët që duan t’i frekuentojnë hapësirat e brendshme të lokaleve të posedojnë dëshmit të vaksinimit kundër COVID-19, test negativ apo serologjik. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se verifikimi është i lejueshëm […]

​Nga sot hyrja brenda në lokale vetëm me dëshmi të vaksinimit apo testit negativ Foto: Herolind Bytyçi / Hallka

Ndërsa, nga sot sektorit të gastronomisë në Kosovë do t’i lejohet edhe shfrytëzimi i hapësirave të brendshme, por kjo me kusht që klientët që duan t’i frekuentojnë hapësirat e brendshme të lokaleve të posedojnë dëshmit të vaksinimit kundër COVID-19, test negativ apo serologjik.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se verifikimi është i lejueshëm edhe përmes formës elektronike, përmes QR kodit.

Po ashtu, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë për bizneset që shkelin masat anti-COVID.

Sipas masave që kanë qenë në fuqi deri në ditën e djeshme, sektori i gastronomisë është lejuar që të punojnë vetëm në ambiente të hapura.

Sipas masave të fundit të miratuara nga Qeveria e Kosovës, është paraparë që institucionet shtetërore dhe institucionet private detyrohen që të paraqesin certifikatën e vaksinimit para hyrjes ku operojnë, kështu përfshirë qendrat tregtare, call center, gastronomia në ambientet e brendshme dhe të gjithë punonjësit në institucionet publike dhe private që kanë punë me palë.