​Ministria e Financave hap linjë të veçantë informimi rreth pakos emergjente dhe ankesave

Ministria e Financave dhe Transfereve ka hapur një numër telefoni pa pagesë 080044440 për informim të individëve/bizneseve lidhur me statusin e aplikacionit të tyre për pakon emergjente, dhe për centralizim të informatave dhe kërkesave që pranohen në baza ditore.

Në një komunikatë për media thuhet se thirrjet do të pranohen nga e hëna deri të premten, gjatë orarit të punës 8:00 – 16:00.

Njëkohësisht është hapur edhe email-i: [email protected] për pranimin e ankesave zyrtare nga aplikuesit e pakos së masës 15, të cilëve mund t’iu jenë refuzuar kërkesat.

Ankesat e refuzuara do të shqyrtohen nga një komision i nivelit të dytë pas shqyrtimit të të gjitha aplikacioneve nga komisioni aktual.

Afati i fundit për dërgimin e ankesave është data 15 qershor.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.