​Mbi 1500 aplikime për mbështetje financiare për gra lehona e mbi 11 mijë për shtesa për fëmijë

20.09.2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një konference për media kishin prezantuar programin për pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë. Në fjalën e tij Murati ka bërë të ditur se qëllimi i këtyre masave janë fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri. Rrjedhimisht në bazë të […]

​Mbi 1500 aplikime për mbështetje financiare për gra lehona e mbi 11 mijë për shtesa për fëmijë Foto: SuharekaOnline

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një konference për media kishin prezantuar programin për pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë.

Në fjalën e tij Murati ka bërë të ditur se qëllimi i këtyre masave janë fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri.

Rrjedhimisht në bazë të programit pagesat do të ekzekutohen për lehonat mbi 18 vjeç që kanë lindur nga data 1 gusht, ku lehonat e papunësuara do të paguhen 6 muaj në vlerë të pagës minimale dhe të gjitha lehonat e punësuara do të marrin 3 muaj në vlerë të pagës minimale.

Ndërsa sa i përket shtesave për fëmijë nga data 1 shtator të gjithë fëmijët e grupmoshës 0-24 muaj që kanë lindur nga 1 janari 2021 do të marrin 20 euro në muaj, dhe fëmijët mbi 24 muaj deri në 16 vjeç do të marrin 10 euro në muaj.

Ndryshe, sa i përket shtesave të fëmijëve, ministri Murati ka theksuar se nga 1 janari i vitit 2022 do të shtohen edhe grupmoshat e tjera, ka shtuar Murati. Të gjitha pagesat do të ekzekutohen në xhirollogari të nënave dhe aplikimi bëhet në platformën eKosova.

Në seancën e parë të Kuvendit në sesionin vjeshtor, ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka theksuar se mbi 13 mijë gra kanë aplikuar për mbështetje financiare të masave qeveritare, derisa ka bërë thirrje për vaksinim të qytetarëve.

LEXO EDHE:  Lansohet sistemi i gjurmimit të faturave: Transparencë dhe efikasitet në pagesat ndaj bizneseve

Si mbështetje ndaj grave dhe vajzave, ajo e përmendi masat e reja qeveritare në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike.

“Interesimi i nënave dhe familjeve për shtesat është i madh, vetëm në javën e parë pas njoftimit dhe fillimit të aplikimit prej të hënës deri të premten, aplikimet janë 13 mijë e 180, prej tyre 1501 mbështetje për gra lehona dhe 11679 shtesa për fëmijë. Qeveria sapo iu bëri thirrje grave dhe vajzave për aplikime në ndërmarrjet e bordeve publike, ndërsa ato vajza dhe gra që studiojnë dhe mendojnë për punësim nuk janë vetëm.

Shumë shpejtë do të publikohet vendimi për vajzat dhe gratë për punësim dhe ndihmë për vetëpunësim”, shtoi ajo.

Po ashtu, Kusari-Lila ka bërë thirrje qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19, pasi që sipas saj normalizimi nuk mund të arrihet nëse nuk kalohet 60 për qind (%) të vaksinuar me dy doza të vaksinës.

Prandaj, sipas saj e domosdoshme dhe e pa alternativë për tejkalimin e krizës mbetet vaksinimi dhe vetëm vaksinimi.

Etiketat