​Latifi: Së shpejti do të fillojë dërgimi i kirurgëve për trajnim jashtë Kosovës

  • 09.08.2022
​Latifi: Së shpejti do të fillojë dërgimi i kirurgëve për trajnim jashtë Kosovës

Latifi këtë e bëri të ditur gjatë një takimi me drejtorët e Klinikave të Kirurgjisë, bashkë me stafin përcjellës- kirurgëve, ku temë diskutimi ishte Transformimi Klinik i Shëndetësisë së Kosovës, përmes trajnimeve sub-specialistike të avancuara.

“Në këtë takim ministri Latifi shpalosi para kirurgëve projektin e sub-specializimeve për të gjitha klinikat e kirurgjisë, e që ka për qëllim trajnimin e kirurgëve për t’u bërë specialistë dhe udhëheqës akademik në procedurat dhe teknikat e avancuara me standarde ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e ministrisë.


Me këtë rast, ministri Latifi thuhet se ka kërkuar bashkëpunim nga të gjithë kirurgët dhe ka potencuar se “vetëm me involvimin e tyre personal dhe angazhimin serioz e vizionin e qartë të përgjithshëm për qeverisje të mirë për shëndetësi, ku në qendër të vëmendjes është pacienti, por edhe mirëqenia e gjithë personelit shëndetësor, do ta transformojmë shëndetësinë e Kosovës”.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, si institucioni më i rëndësishëm shëndetësor në Kosovë dhe i vetmi terciar, me gjithë problemet e tanishme, shumë shpejt do të bëhet institucioni shëndetësor më kredibil, me profesionistë më të avancuar, ku qytetarët do të jenë të kënaqur me shërbimet shëndetësore.

Tutje, thuhet se të gjithë kirurgët janë shprehur të kënaqur me prezantimin e ministrit Latifi, për projektin e sub-specializimeve, dhe kanë deklaruar se janë të gatshëm të gjithë për bashkëpunim të ngushtë, vetëm për transformimin e sistemit shëndetësor.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë