​KQZ shpall nesër rezultatet për Kuvende Komunale

02.11.2021

Deri te shpallja e këtyre rezultateve vije pas përfundimit të rinumërimit të rreth 300 vendvotimeve, ku 7 vendvotime ishin të Komunës së Suharekës. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mundet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 17 tetorit kuvendet komunale. Planifikojmë që shpallja e këtyre rezultateve të bëhet në mbledhjen e KQZ-së, e cila […]

​KQZ shpall nesër rezultatet për Kuvende Komunale

Deri te shpallja e këtyre rezultateve vije pas përfundimit të rinumërimit të rreth 300 vendvotimeve, ku 7 vendvotime ishin të Komunës së Suharekës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mundet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 17 tetorit kuvendet komunale. Planifikojmë që shpallja e këtyre rezultateve të bëhet në mbledhjen e KQZ-së, e cila do të mbahet ditën e mërkurë më datën 3 nëntor”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

LEXO EDHE:  Mbi 21 mijë kosovarë nga diaspora u regjistruan për të votuar

Ndryshe, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, garës për asamble komunale në Komunën e Suharekës i kishin hyrë 170 kandidatë nga 5 parti politike dhe një iniciativë qytetarë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka dalur parti fituese në komunën tonë si për kryetar komune ashtu edhe për asamble komunale.

Etiketat