​Kosova pa ligj për mbrojtjen e fëmijëve, detyrohen të bëjnë punë të rënda

Kosova edhe më tej vazhdon të mos ketë ligj për mbrojtjen e fëmijëve.Qysh në vitin 2013, institucionet e Kosovës, kishin filluar të hartojnë një ligj të tillë, por që i njëjti ende nuk ka arritur të miratohet.

E derisa fëmijët e Kosovës nuk kanë as ligj me të cilën do të kishin mundësi të mbroheshin, një numër i madh i tyre për shkak të kushteve të rënda ekonomike, detyrimit nga familjarët, bëjnë punë të rënda që në fakt nuk janë për ata.

Derisa Kosova është vendi me popullsinë më aktive në rajon dhe jo vetëm, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari thotë për KosovaPress, se një potencial i tillë që nuk gjen një trajtim adekuat, është një dështim i institucioneve që nuk do duhej lejuar.

Në bazë të monitorimeve, ai thotë se kanë vërejtur shkelje të mëdha të drejtave të fëmijëve, pavarësisht se ligji nuk lejon që fëmijët të punojnë dhe të bëjnë punë të rënda nën moshën e mitur.

Bazuar në këtë, ai thotë se kanë iniciuar një raport për të parë dështimet dhe problemet në kuadër të gjithë sistemit i cili do të duhej të ofrojë mbrojtje.

Papunësia, presioni nga prindërit, shfrytëzimi dhe keqtrajtimi i tyre, janë vetëm disa nga indikatorët që shtyjnë fëmijët për të punuar punë të cilat nuk janë për ata.Sociologu Ferdi Kamberi tregon se si mund të ndikojë një fëmijëri e tillë.

Në bazë të Ligjit për Punë, saktësisht nenit 7 për kushtet dhe kriteret për themelimin e marrëdhënies së punës, asnjë punëdhënës nuk mund të lidh kontratë pune nën moshën 15 vjeçare, e edhe në këto raste, puna që mund të bëjnë ata nuk duhet të jetë e rëndë.Në lidhje me këtë është në dijeni edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, por që rastet e tilla të shkeljeve, janë evidente në Kosova, për çka pohon edhe Reçica.

Me këtë marrëveshje të nënshkruar, ai thotë se do të krijohet një sensibilizim të ri të të gjithë akterëve në vend që të angazhohen bashkërisht, që fëmijët të cilët nuk e kanë moshën për punë, të arsimohen dhe të kenë një fëmijëri sa më të mirë.

Megjithatë, Jashari ka treguar se çfarë duhet bërë për një mbrojtje dhe trajtimin më të mirë të fëmijëve.

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve ishte cilësuar si sfidë për Kosovën edhe në raportet e progresit të Komisionit Evropian.

Ndryshe, 1 qershori është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Origjina e kësaj date është nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina.Në vitin 1925, konsulli i përgjithshëm Kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinez të celebronin në festivalin e Anijes së Dragoit.Festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh.

Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.