​Infermierët kërkojnë t’ju vazhdohet kontrata e punës, paralajmërojnë ikje nga Kosova

20.06.2022

Kjo protestë ka ardhur si shkak i ndërprerjes së kontratave të punës. Në këtë protestë, infermierët e stafi mbështetës kanë kërkuar që t’ju vazhdohen kontratat e punës, e nëse kjo nuk ndodh ata kanë paralajmëruar ikje jashtë vendit në drejtim të shteteve të Europës. Po ashtu, nga infermierët kanë thënë se shëndetësia ka nevojë për […]

​Infermierët kërkojnë t’ju vazhdohet kontrata e punës, paralajmërojnë ikje nga Kosova Foto: Ilustrim

Kjo protestë ka ardhur si shkak i ndërprerjes së kontratave të punës.

Në këtë protestë, infermierët e stafi mbështetës kanë kërkuar që t’ju vazhdohen kontratat e punës, e nëse kjo nuk ndodh ata kanë paralajmëruar ikje jashtë vendit në drejtim të shteteve të Europës.

Po ashtu, nga infermierët kanë thënë se shëndetësia ka nevojë për ta dhe se më së shumti po e vuajnë pacientët dhe se atëherë e kishin lutur kryeministrin që kontratat t’u vazhdohen.

Ndërkaq, në protestë ishin edhe inspektor sanitar të angazhuar në menaxhim të pandemisë, ku një prej tyre është shprehur se tashmë përkundër përvojës së fituar kanë mbetur në rrugë dhe kanë nevojë për punë.

“Sot jemi në një protestë bashkë me infermierë dhe stafin mbështetës dhe përfaqësojmë mbi 1 mijë e 200 punëtorët të cilët kemi mbetur pa kontrata prej datës 1 qershor. Të gjithë kemi qenë të angazhuar dhe jemi profesional tash kemi krijuar edhe përvojë pune. Kemi punuar me energji të plotë në luftën kundër pandemisë COVID-19…

Situata është e vështirë dihet dhe gjendja ekonomike si është në Kosovës edhe mund t’i shihni të gjithë janë të rinj në fillim të jetë së tyre të krijimit të familjeve, të karrierë të gjitha janë me shkollim adekuat dhe tash po mbesin rrugëve me gjithë këtë përvojë që kemi krijuar”, theksoi ai, raporton KP.

Mbi 1 mijë e 200 profesionistë shëndetësorë, Ministria e Shëndetësisë i kishte angazhuar në menaxhim të pandemisë përfshirë edhe procesin e vaksinimit. Por, këtyre punëtorëve, të cilëve gjatë këtij muaji iu kanë skaduar kontratat e punës, ato nuk iu janë vazhduar.