Suharekë: Tregu javor lëviz në Shirokë, një investim prej 327 mijë euro

para 13 dite

Një tjetër projekt i rëndësishëm për qytetarët e Suharekës po materializohet.

Suharekë: Tregu javor lëviz në Shirokë, një investim prej 327 mijë euro

Pas njoftimit të kryetarit të komunës, Bali Muharremaj, se tregu javor do të zhvendoset në një lokacion të ri, ky projekt tashmë është në fazën e finale.

Siç ishte paralajmëruar, tregu javor do të zhvendoset në zonën e Shirokës, ku do të krijohet një ambient modern dhe funksional për tregtarët dhe blerësit. Për këtë projekt ishin zotuar 365,014.53 euro, por kontrata është dhënë me një çmim më të ulët, në shumën prej 327,238.64 euro.

LEXO EDHE:  Muharremaj: Kontrata kolektive ka ndikuar në projektet e komunës, 4.5 milionë euro janë marr nga Suhareka

Kompania AAB Construction SH.P.K. është shpallur fituese e tenderit dhe është përgjegjëse për realizimin e këtij projekti. Sipas projektit, lokacioni i ri i tregut do të ketë rreth 80 parkingje për vetura dhe kamionë, duke siguruar kështu lehtësim në parkim për të gjithë ata që vizitojnë tregun.

Etiketat