Në vitin 2024 Komuna e Suharekës shpenzoi rreth 20 mijë euro për telefoni mobile
para 25 dite
Në llogarinë vjetore janar-dhjetor 2024, sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet e telefonisë mobile.
Në bazë të publikimeve në webfaqen e Komunës së Suharekës bëhet e ditur se që nga 1 janari 2024 deri më 31 dhjetor 2024, janë shpenzuar 19,945.45 euro për telefoni mobile , shkruan SuharekaOnline.
Shpenzime më të mëdha për telefoni mobile janë bërë nga QKMF – 2794.21 euro, e pasuar nga Drejtoria e Administratës – 2713.14 euro, Arsimi Fillore – 2510 euro dhe zyra e kryetarit, e cila ka shpenzuar 2358.02 euro.
Njësia | Shpenzuar |
Zyra e kryetarit | 2358,02 |
Buxhet dhe Financa | 1930,58 |
Administrata | 2713,14 |
Inspeksioni | 605,28 |
Kuvendi Komunal | 720 |
ZKK | 150 |
Shërbime Publike | 1078,68 |
Bujqësia | 1281,3 |
Urbanizmi | 527,78 |
Kadastra | 729,36 |
Shëndetësia | 545,51 |
Shërbimet Sociale | 678,57 |
QKMF | 2794,21 |
Kultura | 663,12 |
Arsimi | 479,7 |
Çerdhet | 180 |
Arsimi Fillor | 2510 |
Arsimi Mesëm | 0 |
Totali | 19945,25 |