Ndërtimi i rrugës në Gradancë, komuna kërkoi ngarkues 65 ton, një ofertues u ankua se po favorizohet një kompani e caktuar!
Komuna e Suharekës ka rihapur procedurat tendereuese lidhur me aktivitetin për ndërtimin e rrugës në fshatin Mushtisht.
Sipas të dhënave zyrtare, Komuna e Suharekës më datë 1 gusht 2024 ka publikuar njoftimin për kontratë për këtë projekt, i cili ishte vlerësuar në 975,615 euro.
Megjithatë, më 7 shtator, operatori ekonomik “Vehbi Mamaj” B.I. ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me vendimin e komisionit të tenderit dhe ka kërkuar rishqyrtim të tij. Ndonëse komuna e ka refuzuar kërkesën për rishqyrtim më 10 shtator, operatori ekonomik ka vendosur të shkojë një hap më tej dhe të ankohet në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
Më 13 shtator, OSHP ka regjistruar ankesën e “Vehbi Mamaj” B.I. me numër protokolli 2024/0837. Në ankesën e operatorit ekonomik thuhet se Komuna e Suharekës ka kërkuar ngarkues min 65 Ton – ky kriter shumë specifike dhe që favorizon vetëm një kompani të caktuar, sepse i njejti është vetëm një (1) në Suharekë dhe i vetmi Kosovë dhe me këtë peshë një ngarkues i tillë nuk mund të gjindet as në Stetet fqinje. Ju si AK keni hartuar specifikime teknike për këtë makineri që favorizojnë një kompani të caktuar ose diskriminojnë një ose më shumë operatorë ekonomik. Ju lutem ta zbrisni peshën e ngarkuesit nga 65 Ton në Min. 27 Ton (pesha standarde e ngarkuesëve). Ju lutem ti ndryshoni këto kritere që të na
mundësohet pjesëmarrja në këtë tender.
Sipas ekspertit shqyrtues, Agnese Ibrahimi dhe ekspertit teknik, Arben Lajqi thuhet se :
Bazuar në keto të dhena dhe hulumtimeve në treg tek kompanitë të cilat ushtrojnë aktivitete te
ngjashme dhe informacioneve te grumbulluara del qe ky ngarkues është tepër specifik dhe
është industrial ( i panevojshem për rastin e Aktivitetit në fjalë ) dhe pothuajse e pamundur të
arrijë në vendpunishte për shkak të përmasave të tij dhe në ketë rast AK ka shkelur
Udhëzuesin Nr.001/2023 për Prokurimin publik dhe atë nenin: 9.12 Parimet e përgjithshme që
rregullojnë përcaktimin e kritereve të vlerësimit. Kriteret e vlerësimit duhet të përcaktohen nga
Autoritetet Kontraktuese në mënyrë që të garantojnë respektimin e parimeve të transparencës,
mos-diskriminimit dhe trajtimit të barabartë. Për më tepër, duhet të sigurojnë një nivel të
përshtatshëm konkurrence. Prandaj me vendosjen e ketij kriteri për ketë makineri nuk ka
trajtim të barabartë të OE konkurues dhe kjo bie nëkundërshtim me Rregullat e Prokurimit
Publik dhe konkurencen e barabartë të OE të interesuar për kontratë. Në keto kushte të
pregaditjes së Dosjes së Tenderit do te duhej të ndërhynte edhe Monitorimi i KRPPsë dhe
eleminoj keto kushte te panevojshme dhe diskriminuese (nuk ka ndonjë deshmi qe KRPP ka
ndërhyrë). Kapacitetet standarde te ketyre ngarkuesve sillen rreth 27 Ton dhe të njejtit janë në perdorim
gjithandej nepër rruget tona dhe ky pretendim i OE ankues konsiderohet i bazuar.
Duke u bazuar në sqarimet e lartpërmendura, eksperti teknik/shqyrtues i propozon panelit shqyrtues që
ankesa e OE ankues të aprovohet si e bazuar, AK të bëjë përmirësimet në dosje të tenderit dhe të zgjasë
afatin për ofertim.
Ndërsa në Vendimin e OSHP-së thuhet:
Paneli Shqyrtues duke i analizuar shkresat e kësaj lënde dhe veprimet e ndërmarra nga palët, deklaratat e tyre dhe provat e administruara gjatë rrjedhës së këtij aktivitetit të prokurimit, konsideron se gjetjet e raportit të ekspertit shqyrtues vlerësimet e tij janë të pa pranueshme per arsye, gjatë analizimit të procedures, tek kerkesa per rishqyrtim Ak-ja ,i eshte pergjigjur OE ankues ku ka potencuar qe tek pozicioni 3.02 eshte material shkembor dhe se eshte i nevojshem nje germim frontal, ku njesia kerkuese sipas terenit , specifikat jan hartuar nga ingjinjer sipas pergjigjes ne raport eskpertizes dhe se ne raste se nuk posedon OE ankues kete lloj makinerie ateher mund ta mar me qera sepse ka makineri te tilla nuk eshte e vetme. Andaj mbi bazen e pergjigjeve nga ana e AK-se me ofrohet bindja qe per shkak te terenit qe eshte shkembor eshte e domosdoshme kjo lloj makinerie. Po ashtu sipas kerkeses është kerkuar me specifike MIN,65 ton qe nenkupton mund te jete edhe me i madh se 65 ton, e qe nuk ka bere specifikim vetem 65 ton , gje qe mendoj se nuk eshte diskriminim per OE ofertues, e dyta AK ka lejuar marreveshje gje qe nese nje OE nuk e posedon kete makineri i njejti mund ta siguroj me marreveshje, pastaj vlera e parashikuar eshte afer 1 mil dhe si e tille AK eshte ajo qe i ka te gjitha pergjegjesite per realizimin e projekteve dhe vetem AK mund ta vlereson se a jane kritere qe mund te realizohet ky projekt dhe deshmine qe duhet te plotesohet nga OE : Kërkesa 4 – Operatori Ekonomik duhet te posedoje mjete, stabilimetet dhe pajisjet teknike qe janë te domosdoshme për realizimin e projektit Paisjet dhe mekanizimi i obligueshëm sipas tabelës ne Aneksin 7 te DT duhet te jene ne gjendje te rregullt funksionale – deklarate e operatorit ekonomik qe deshmon se mjetet te cilat i planifikon ti perdore te jene ne gjendje te mire operacionale. Dëshmia 4 – Deklaratat unike doganore ose kontrata fatura e blerjes për automjetet qe nuk regjistrohen dhe Librezat e qarkullimit për automjetet qe regjistrohen. Ne rastet kur OE ka mareveshje per shfrytëzimin, OE duhet te dorezoj edhe marreveshjen per shfrytezim te note Ngarkues min 65 Ton 1 Copë. Paneli shqyrtues në mënyrë të pavarur dhe objektive, me ndërgjegje dhe kujdes profesional ka vlerësuar të gjitha provat e rastit. Në këtë mënyrë është gjetur se Autoriteti Kontraktues ka 6 vepruar në përputhje me dispozitat ligjore për prokurimin publik me rastin e hartimit të kërkesave Dosjes së Tenderit/Njoftimit për Kontratë, lidhur me aktivitetin e prokurimit “Projekt me bashkëfinancim – Ndërtimi i rrugës Guri i Matozit Gradance ne fshatin Mushtisht – faza e pare” me numër të prokurimit: 624-24-7894-5-1-1, iniciuar nga autoriteti kontraktues (AK) – Komuna Suharekës.
Pas vendimit të gjykatës së tenderëve zyra e prokurimit pranë Komunës së Suharekës ka vazhduar procedurat për këtë aktivitet.