Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik ka vizituar Suharekën

para 27 dite

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe kryetari i Qendrës së Biznesit në Suharekë, Refki Zogaj me stafin e tij, kanë pritur sot Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik.

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik ka vizituar Suharekën

Fillimisht ata janë takuar në zyrën e kryetarit Muharremaj, ku u njoftuan me të arriturat e Komunës dhe punët që po bëhen këtu, ndërsa më pastaj në sallën e Bordit të drejtorëve u mbajt takimi edhe me përfaqësues të bizneseve të Komunës sonë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte zhvillimi i biznesit dhe i turizmit mes dy vendeve Komunës së Suharekës dhe Shtetit të Hungarisë, shkëmbimi i përvojave si dhe mundësia për bashkëpunimin ekonomik me bizneset e shtetit hungarez.

LEXO EDHE:  Komuna e Suharekës shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik dhe dy shoqëruesit e tij Aron Kerekgyarto dhe Bojan Janakievski më pastaj kanë vizituar edhe disa nga bizneset e Suharekës.

Etiketat