ZYRTARE: KB Ylli prezanton përforcimin më të ri

31.08.2019

Tashmë klubi basketbollistik nga Suhareka, KB Golden Eagle YLLI ka bërë zyrtare edhe një përforcim të ri i cili vjen nga Shtet e Bashkuara të Amerikës. Përforcimi më i ri i KB Yllit është Alante Fenner, i cili ka specialitet deportimet dhe shënimin nga distanca. “Kur besojmë që tash po mendoni se ekipi ynë është […]

ZYRTARE: KB Ylli prezanton përforcimin më të ri Foto: Ilustrim

Tashmë klubi basketbollistik nga Suhareka, KB Golden Eagle YLLI ka bërë zyrtare edhe një përforcim të ri i cili vjen nga Shtet e Bashkuara të Amerikës.

Përforcimi më i ri i KB Yllit është Alante Fenner, i cili ka specialitet deportimet dhe shënimin nga distanca.

“Kur besojmë që tash po mendoni se ekipi ynë është kompletuar, ne po ju prezantojmë me Alante Fenner, përforcimin tonë më të ri”, ka shkruar KB Ylli në facebook.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fenner lojtar që ka specialitet deportimet dhe shënimin nga distanca, zbarkon në Suharekë.

I gjatë 196cm dhe i shpejtë, disa herë i zgjedhur në mesin e lojtarëve më të mirë në ligën e kolegjeve, kampion në një sezonë me ekipin e tij, shënues deri në 45 pikë, Alante Fenner bëhet pjesë e klubit KB Golden Eagle YLLI.