Zekiqi i Golden Eagle Yllit shpallet ‘MVP’ i javës së 24-të në Superligë

03.02.2020

Basketbollisti më i mirë i javës së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll është zgjedhur Samir Zekiqi i Golden Eagle Yllit. Zekiqi shënoi 24 pikë, kishte tetë kërcime dhe dy asistime në derbin ndaj Rahovecit, ku Ylli shënoi fitore me rezultat 88:84.   Lojtari i javës zgjedhet në bazë të pikëve, kërcimeve, asistimeve, topave […]

Zekiqi i Golden Eagle Yllit shpallet ‘MVP’ i javës së 24-të në Superligë Foto: Samir Zekiqi

Basketbollisti më i mirë i javës së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll është zgjedhur Samir Zekiqi i Golden Eagle Yllit.

Zekiqi shënoi 24 pikë, kishte tetë kërcime dhe dy asistime në derbin ndaj Rahovecit, ku Ylli shënoi fitore me rezultat 88:84.  

Lojtari i javës zgjedhet në bazë të pikëve, kërcimeve, asistimeve, topave të vjedhur dhe efektshmërisë.

Ndërkohë, top-5 shënuesit më të mirë të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll janë: Stevie Clark i Bashkimit me 33 pikë, Tamas Bruce i Lipjanit me 32, Ty Nichols i Ponte Prizrenit me 30, Alante Fenner i Trepçës me 27 dhe Jordan Johnson i Sigal Prishtinës me 25.