Xhebrailat: Kur jemi bashkë s’na ndal askush, sonte pushtojmë Rahovecin

13.02.2020

Sot (e enjte) është dita e tretë e “Oso Termosistem Final 8” në Kupën e Kosovës, ku do të zhvillohen ndeshje shumë interesante. Ndeshja e parë është ndërmjet Vëllaznimit dhe AS Prishtinës në finale e Kupës së Ligës së Parë. Takimi i parë gjysmëfinal i Kupës është ndërmjet Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit. Sfida pritet […]

Xhebrailat: Kur jemi bashkë s’na ndal askush, sonte pushtojmë Rahovecin Foto: Xhebrailat - K.B. Golden Eagle Ylli

Sot (e enjte) është dita e tretë e “Oso Termosistem Final 8” në Kupën e Kosovës, ku do të zhvillohen ndeshje shumë interesante.

Ndeshja e parë është ndërmjet Vëllaznimit dhe AS Prishtinës në finale e Kupës së Ligës së Parë.

Takimi i parë gjysmëfinal i Kupës është ndërmjet Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit. Sfida pritet të jetë shumë interesante, me të dy skuadrat që e duan trofeun e Kupës. Bashkimi eliminoi Feronikelin, kurse Ylli mundi Sigal Prishtinën në çerekfinale.

Suharekasit futen në këtë ballafaqim me super-motiv pasi eliminuan Prishtinën, ndërsa Bashkimi pati punë më të lehtë, duke mundur Feronikelin.

Xhebrailat kanë paralajmëruar udhëtim masiv sonte. 

Përmes një njoftimi, ata kanë bërë të ditur që do ta “pushtojnë” Rahovecin.