Të shtunën finalja e Kupës së Kosovës, Golden Eagle Ylli – Peja

13.02.2020

Ka përfunduar edhe gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Kosovës në basketboll në mes të Rahovecit dhe Pejës. Këtë takim e fitoj skuadra e Pejës me rezultatin 90:82. Te Peja, me 24 pikë u dallua amerikan Jackson. Kurse, Jonson shtoi 16 të tjera, ndërsa nga basketbollistët vendor Dardan Berisha dhe Drilon Hajrizi shënuan 17, respektivisht […]

Të shtunën finalja e Kupës së Kosovës, Golden Eagle Ylli – Peja Foto: Ilustrim

Ka përfunduar edhe gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Kosovës në basketboll në mes të Rahovecit dhe Pejës.

Këtë takim e fitoj skuadra e Pejës me rezultatin 90:82. Te Peja, me 24 pikë u dallua amerikan Jackson.

Kurse, Jonson shtoi 16 të tjera, ndërsa nga basketbollistët vendor Dardan Berisha dhe Drilon Hajrizi shënuan 17, respektivisht 16 pikë.

Kështu, me fitore, Peja siguron një finale tjetër e ku për kundërshtar do ta ketë ekipin e Yllit.

Po ashtu sot u zhvillua edhe ndeshja gjysmëfinale në mes KB Golden Eagle Yllit ndaj Bashkimit, ku suharekasit shënuan fitore me rezultat 79:69, kështu duke u kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Kjo finale pritet të zhvillohet të shtunën nga ora 19:00, po në Rahovec.