🏀 Të premtën derbi në Suharekë, Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

Klubi basketbollisti nga Suhareka, KB Golden Eagle Ylli të dielën e zhvilloi ndeshjen e fundit ndaj KB Pejës, ku pësoi humbje 92:73 (24:23, 24:17, 22:19, 22:14) në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës.

Ndërsa sot përmes një postimi në Facebook, Golden Eagle Ylli ka njoftuar se të premtën më 20 dhjetor do të përballet ndaj Sigal Prishtinës.

KB Golden Eagle Ylli do të jetë vendas, ku kjo ndeshje do të zhvillohet në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë me fillim prej orës 19:00.

Kujtojmë se KB Ylli në tabelën e Superligës ndodhet në vendin e 4 me 25 pikë, ku 15 ndeshje të zhvilluara, prej tyre 10 të fituara ndërsa 5 të humbura.

Në ndeshjen ndaj Pejës te skuadra suharekase u dalluan Jameel McKay me 20 pikë e shtatë kërcime, Mike Thome me 16 pikë, Valon Bunjaku 13 pikë dhe Samir Zekiqi me 11.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.