Të dielën derbi në Suharekë, KB Golden Eagle Ylli – KB Peja

Pas finales së Kupës së Kosovës, Golden Eagle Ylli do të rikthehet përsëri me një derbi ndaj KB Pejës në kuadër të xhiros së 26-të të Superliges së Kosovës në Basketboll.

Golden Eagle Ylli përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se të dielën, më 1 mars 2020 do të zhvillohet ndeshja ndaj KB Pejës.

Derbi do të luhet në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë, me fillim prej orës 17:00.

Kujtojmë se KB Ylli ndeshjen e fundit e zhvilloi më 15 shkurt, ku kjo ndeshje ishte finalja e Kupës së Kosovës, ku kundërshtar e kishte KB Pejën.

Peja triumfoi në finale duke e mposhtur Yllin me rezultat 64:79 (9:26, 22:21, 20:10, 13:22).

Te Ylli ishte i dalluar Samir Zekiqi me 20 pikë, kurse te Peja më të mirët në parket ishin Henrik Sirko me 16 pikë e nëntë kërcime, Nigel Johnson me 20 pikë e 6 kërcime  e 11 asistime dhe Drilon Hajrizi me 9 kërcime.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.