Superliga e Kosovës, sot derbi i javës KB Rahoveci – KB Golden Eagle YLLI

05.12.2019

Edhe sot do të vazhdojë zhvillimi i xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Kjo xhiro do të sjellë ndeshje interesante edhe sot më 5 dhjetor derisa veçohet derbi KB Rahoveci – KB Golden Eagle YLLI Derbi i sotëm pritet të luhet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec me fillim prej orës 19:00. […]

Superliga e Kosovës, sot  derbi i javës KB Rahoveci – KB Golden Eagle YLLI Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Edhe sot do të vazhdojë zhvillimi i xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kjo xhiro do të sjellë ndeshje interesante edhe sot më 5 dhjetor derisa veçohet derbi KB Rahoveci – KB Golden Eagle YLLI

Derbi i sotëm pritet të luhet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec me fillim prej orës 19:00.

Vreshtarët e përforcuar së fundmi me dy amerikanë do të mundohen të vazhdojnë me formë të mirë në këtë edicion, ku kanë 11 fitore dhe dy humbje, kurse Suharekasit kanë tetë fitore dhe tri humbje, duke pasur një edicion mjaft të mirë.

Po ashtu sot do të zhvillohet edhe ndeshje mes Pejës dhe Trepçës me fillim prej orës 19:00 në palestrën “Karragaçi”.