Suharekë: Pērfundon Kampi Nacional, MVP zgjedhet Etna Rexhepi

20.07.2019

Ka përfunduar Kampi Nacional i vajzave U-14, që për një javë është mbajtur në Suharekë. Fillimisht ishte kampi i meshkujve dhe më pas është mbajtur kampi i vajzave.  Kampi Nacional është mbajtur Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunën e Suharekës dhe Klubin GoldenEagle Ylli. Kampi është vlerësuar […]

Suharekë: Pērfundon Kampi Nacional, MVP zgjedhet Etna Rexhepi Foto: Ilustrim

Ka përfunduar Kampi Nacional i vajzave U-14, që për një javë është mbajtur në Suharekë. Fillimisht ishte kampi i meshkujve dhe më pas është mbajtur kampi i vajzave. 

Kampi Nacional është mbajtur Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunën e Suharekës dhe Klubin GoldenEagle Ylli.

Kampi është vlerësuar si shumë i suksesshëm dhe njëkohësisht shumë i rëndësishëm për gjeneratat e reja. Me anë të kampeve, FBK-ja synon të masivizojë basketbollin te gjeneratat e reja dhe të formohet edhe ekipi i Kosovës U-14. 

Në ditën e fundit është organizuar edhe ndeshja “All Star”, gara 3×3, 1×1, gara në gjuajtje të lira, për tre pikë, kurse MVP është zgjedhur Etna Rexhepi. Ndërkohë, lojtarja më e përmirësuar është shpallur Malvina Haziri.