6 fitore Statistikat e KB Golden Eagle Yllit në 6 ndeshjet e fundit

Ndeshja e fundit e KB Yllit u zhvillua dje ndaj Ponte Prizrenit, ku shënoi fitore me rezultat 94:86 (17:23, 30:20, 25:27, 22:16) në kuadër të javës së 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Takimi ishte shumë interesant deri në fund dhe me shumë kthesa në rezultat. Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët që e fituan çerekun e parë 17:23, por në periodën e dytë rikthehen vendasit që fitojnë 30:20, duke shkuar në pushim me rezultat 47:43.

Perioda e tretë ishte shumë e barabartë dhe përfundoi 25:27 për prizrenasit, duke e bërë ndeshjen shumë interesante. Sidoqoftë, në dhjetëminutëshin e fundit, Ylli nuk lëshoi pe, duke fituar 22:16 për të triumfuar në fund me rezultat 94:86.

Ndërsa nëse rikthehemi edhe në 5 ndeshjet paraprake duke përfshirë edhe ndeshjen e djeshme klubi basketbollistik nga Suhareka, KB Golden Eagle Ylli ka arritur: 6 fitore, 12 pikë në tabelë, 541 pikë të shënuara si dhe 482 pikë të pranuara.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.