Sot zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës, Golden Eagle Ylli – Peja

15.02.2020

Pas një ndeshje me plotë emocione, KB Golden Eagle Ylli ka depërtuar deri në finale të Kupës së Kosovës në basketboll. Për tu kualifikuar në finale KB Ylli e ka mundur Bashkimin me rezultat 79:69 (24:12, 14:23, 18:11, 23:23), ndërsa KB Peja e ka mposhtur KB Rahovecin me rezultat 82:90 (22:14, 17:21, 18:37, 18:25). Në […]

Sot zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës, Golden Eagle Ylli – Peja Foto: K.B. Golden Eagle Ylli

Pas një ndeshje me plotë emocione, KB Golden Eagle Ylli ka depërtuar deri në finale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Për tu kualifikuar në finale KB Ylli e ka mundur Bashkimin me rezultat 79:69 (24:12, 14:23, 18:11, 23:23), ndërsa KB Peja e ka mposhtur KB Rahovecin me rezultat 82:90 (22:14, 17:21, 18:37, 18:25).

Në palestrën e Mizahir Isma në Rahovec, klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli do të kërkojnë titullin e parë në këtë garë kundër KB Pejës.

K.B. Golden Eagle Ylli

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:30.

Ndërsa sa i përket tifozëve dhe tribunave, 35% të biletave një pjesë e perendimit dhe tribuna jugore do t’i takojnë Pejës ndërsa 35% një pjesë e perendimit dhe tribuna veriore do t’i takojnë Golden Eagle Yllit, derisa 30% tribuna e lindjes organizatorit në këtë rast Rahovecit.

Po ashtu, sipas njoftimit nga tifozët suharekas “Xhebrailat”, grumbullimi i tifozëve bëhet te palestra e Suharekës prej ores 17:00, kurse në ora 19:00 bëhet nisja.

“Ju lutemi për shkak të tollovisë së madhe, ejani më herët”, thuhet në njoftimin e “Xhebrailave”.

Xhebrailat kanë në dispozicion 400 bileta dhe 10 autobusa, kurse udhëtimi është gratis e Bileta kushton 3 Euro. Përparsi kanë antarët e Xhebrailave që ishin në 2 udhëtimet e fundit.