Sot fillon super spektakli i Final 8 në Rahovec, ku merr pjesë edhe Golden Eagle Ylli

11.02.2020

Sot (e martë) është dita e parë e “Oso Termosistem Final 8”. Nga sot deri më 15 shkurt fillon spektakli në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. Për pesë ditë, Rahoveci do të jetë qytet i basketbollit, ku tetë skuadra do të garojnë për trofeun e çmuar të Kupës. Gara do të jetë interesante edhe për […]

Sot fillon super spektakli i Final 8 në Rahovec, ku merr pjesë edhe Golden Eagle Ylli Foto: KB Golden Eagle Ylli (Rexh Gashi)

Sot (e martë) është dita e parë e “Oso Termosistem Final 8”. Nga sot deri më 15 shkurt fillon spektakli në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Për pesë ditë, Rahoveci do të jetë qytet i basketbollit, ku tetë skuadra do të garojnë për trofeun e çmuar të Kupës. Gara do të jetë interesante edhe për Kupën në Ligën e Parë dhe finalja e femrave, që zhvillohet të shtunën.

Tifozëritë kanë paralajmëruar se do të krijojnë atmosferë të jashtëzakonshme, derisa bileta kanë dalur në shitje.

Ndeshja e parë do të jetë ndërmjet Vëllaznimit dhe Istogut, gjysmëfinalja e Kupës në Ligën e Parë. Ndeshja fillon nga ora 14:00.

Nga ora 16:30 përballen Peja dhe Ponte Prizreni, ndeshja e parë çerekfinale. Basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha është shprehur se synojnë të triumfojnë në Kupë dhe do të japin maksimumin, kurse në anën tjetër, trajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati, ka theksuar se synimi është të paktën gjysmëfinalja.

Sfida e dytë çerekfinale është ndërmjet Rahovecit dhe Trepçës. Vreshtarët do të kenë përkrahjen e publikut vendas, ashtu si Trepça nga Torcida.

Kapiteni i Rahovecit, Bardh Rexha, është shprehur se Kupa do të mbetet në Rahovec, derisa basketbollisti i Trepçës, Besnik Azemi, ka thënë se do të bëjnë çmos të bëjnë paraqitje sa më të mira.

Samir Zekiqi, basketbollist i GoldenEagle Yllit: “Ne jemi përgatitur maksimalisht për garat e Kupës. Synimet tona janë gjithmonë që të fitojmë, sepse e kemi cilësinë. Gjithashtu atmosfera në skuadër dhe në qytetin e Therandës është e mrekullueshme. Kemi trajnerin më të mirë në ligë dhe do të luftojmë deri në fund, që të fitojmë dy trofetë e basketbollit kosovar”.

Orari
E martë, 11 shkurt
14:00 Vëllaznimi – Istogu (Kupa e Ligës së Parë)
16:30 Grupi D Peja – Ponte Prizreni
19:00 Grupi A Rahoveci – Trepça

E mërkurë, 12 shkurt
14:00 AS Prishtina – Drita (Kupa e Ligës së Parë)
16:30 Grupi B Bashkimi – Feronikeli
19:00 Grupi C Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

E enjte, 13 shkurt
14:00 Finalja e Ligës së Parë
16:30 Gjysmëfinalja e Parë
19:00 Gjysmëfinalja e Dytë

E shtunë, 15 shkurt
17:30 Finalja e Femrave
20:30 Finalja e Kupës së Kosovës