🏀 Sot derbi në Superligë, Peja – Golden Eagle Ylli

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll, që pritet të jetë shumë interesante.

Takim mjaft interesant pritet të jetë edhe ai ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit. Pejanët kanë shtatë fitore dhe shtatë humbje, kurse therandasit kanë dhjetë fitore dhe katër humbje, e fundit ishte nga Sigal Prishtina që ndërpreu serinë e Yllit prej gjashtë fitoreve radhazi.  

Dueli i fundit, por shumë i rëndësishëm është në mes Feronikelit dhe Trepçës. Skuadra nga Drenasi ka 18 pikë, derisa ajo mitrovicase 16, duke u renditur në vendin e shtatë, përkatësisht të tetë. Pikërisht kjo e bën duelin shumë të veçantë, sepse dy skuadrat synojnë të mbesin në elitë. Lipjani pushon këtë xhiro. 

Në këtë edicion dy ekipet e fundit (vendi 8 dhe 9) bien nga Superliga, kurse vendi i shtatë do të luajë në “Play-out”.  

E diel 

17:00 Peja – Golden Eagle Ylli 

19:00 Feronikeli – Trepça 

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.