KB Golden Eagle Ylli

Rilind Krasniqi përsëri në KB Yllin e Suharekës

Rilind Krasniqi përsëri në vendlindje ka ardhur që të kontribuojë për klubin e qytetit, KB Yllin.

Basketbollisti suharekas pas një përvoje në Prishtinë, kthehet përsëri në Golden Eagle Ylli.

Rilindi shquhet me talentin e tij, madje është ndër të paktit që ka arritur “quadriple-double”, që i bie se brenda një ndeshje ka realizuar 24 pikë dhe ka pasur 18 kërcime, 10 asistime si dhe 10 topa të vjedhur.

Sipas KB Golden Eagle Ylli ende nuk janë prezantuar të gjithë përforcinet, ka kohë ende.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.