Reagon KB Golden Eagle Ylli pasi deputetët nuk e votuan Ligjin e Sponsorizimit, “Ju jeni kanceri i rinisë”

20.06.2019

Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar Ligjin për Sponsorizime dhe kjo ka ngjallë pakënaqësi të mëdha në komunitetin sportiv. I menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit basketbollistik të Suharekës, KB Golden Eagle Ylli, duke thënë se turp duhet të ju vie për ju që mburreni me arritjet e sportit. “Turp për ju që mburreni […]

Reagon KB Golden Eagle Ylli pasi deputetët nuk e votuan Ligjin e Sponsorizimit, “Ju jeni kanceri i rinisë” Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar Ligjin për Sponsorizime dhe kjo ka ngjallë pakënaqësi të mëdha në komunitetin sportiv.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit basketbollistik të Suharekës, KB Golden Eagle Ylli, duke thënë se turp duhet të ju vie për ju që mburreni me arritjet e sportit.

“Turp për ju që mburreni me arritjet e sportit, shkoni në stadiume e palestra postoni foto me gjas që ju e përkrahni sportin, ju jeni kanceri i rinisë Kosovare”, ka shkruar stafi i KB Golden Eagle Ylli në Facebook.

Edhe pse mbi 60 deputetë ishin të pranishëm në seancë, nuk pati kuorum për ta votuar këtë amendament.

Deputeti Haxhiu para hedhjes së amendamentit në votim ka thënë se sportistët e vendit të cilët po e bëjnë krenare Kosovën, e meritojnë që të sponsorizohen.

Një gjë të tillë e kanë mbështetur edhe partitë në pozitë dhe opozitë, por që kur erdhi radha e votimit, amendamenti nuk u votua.

Kujtojmë se reagime ka pasur edhe nga Federata e Basketbollit të Kosovës

“Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) është shumë e zhgënjyer dhe e befasuar me hezitimin e disa deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për të mos e kaluar Ligjin për Tatimin e të Ardhurave në Korporata në Kuvend, përkatësisht amendamentin, i cili do t’i  hapte rrugë të menjëhershme Ligjit të Sponsorizimit në fushën e Sportit, Kulturës e Rinisë.
Federata e Basketbollit të Kosovës nuk e ka të qartë se si mundet që një amendament i cili e dërgon përpara zhvillimin e sportit kosovar në përgjithësi, nuk e gjeti përkrahjen edhe nga deputetët, të cilët vazhdimisht krenohen me të arriturat e  sportit dhe sportistëve, pasi që tashmë dihet botërisht se sporti është ambasadori më i mirë i Kosovës nëpër botë dhe janë sportistët ata që po ia përmirësojnë imazhin në vazhdimësi vendit tonë”, thuhet në reagimin e FBK-së.