Rahoveci provokon KB Yllin në faqen zyrtare, ‘shpërthejnë’ tifozët nga Suhareka

13.02.2020

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në basketboll. ‘Luanët’ suharekas kanë mposhtur Sigal Prishtinën në sfidën çerekfinale në Rahovec me rezultat 69:64. Ndërsa KB Rahoveci përmes faqes zyrtare në Facebook, ku për mrekulli po i poston të gjitha lajmet e ndeshjeve në kohë reale, por siç […]

Rahoveci provokon KB Yllin në faqen zyrtare, ‘shpërthejnë’ tifozët nga Suhareka Foto: K.B. Golden Eagle Ylli

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në basketboll.

‘Luanët’ suharekas kanë mposhtur Sigal Prishtinën në sfidën çerekfinale në Rahovec me rezultat 69:64.

Ndërsa KB Rahoveci përmes faqes zyrtare në Facebook, ku për mrekulli po i poston të gjitha lajmet e ndeshjeve në kohë reale, por siç duket ka ngacmuar KB Yllin duke e quajtur fitoren ndaj Prishtinës “me fat”.

Sigurisht kjo ngjalli reagime të mëdha nga tifozët suharekas në hapësirën për komente, duke shkruar se kjo fitore nuk ka qenë me fat, por me meritë.

Një tifoz suharekas kishte shkruar se: “Bëjeni te pakten njehere ne jete nje status qysh i ka hije organizatorit te kupes, inati o mbi te gjitha se dihet qe finalja osht e paarrishtme per ju! FORCA YLLI”.

Ndryshe sot klubi suharekas do të zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale ndaj KB Bashkimit me fillim prej orës 16:30, në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec.