Për shkak të numrit të madh të rinjve në klub, KB YLLI krijon ekipin B

20.08.2019

Klubi basketbollistik nga Suhareka, KB Golden Eagle YLLI së fundmi ka vendosur që të krijon një ekip B për disa arsye. KB YLLI duke parë zhvillimet e fundit në klub si dhe numrin e madh të të rinjve që ka ky klub, ka vendosur që të krijojë edhe një ekip të dytë (B). Do të […]

Për shkak të numrit të madh të rinjve në klub, KB YLLI krijon ekipin B Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Klubi basketbollistik nga Suhareka, KB Golden Eagle YLLI së fundmi ka vendosur që të krijon një ekip B për disa arsye.

KB YLLI duke parë zhvillimet e fundit në klub si dhe numrin e madh të të rinjve që ka ky klub, ka vendosur që të krijojë edhe një ekip të dytë (B).

Do të jetë Golden Eagle YLLI B që do të marrë pjesë në Ligën e Dytë të Basketbollit të Kosovës.

Ky ekip formohet për të angazhuar edhe të rinjtë vendorë që të kenë minutazhë më të madhe dhe jo të bazohen vetëm në ekip të parë.